Edhe këtë të dielë kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka nisur ditën duke shpërndarë episodin e radhës së "telenovelës" së animuar së titulluar “Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”. Në këtë episod nuk mungojnë shpotitë ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës e Adriatik Lapajt me atë që çfarë do të ndodh pas 11 Majit, kur opozita mund të dalë e pakënaqur me rezultatin. Më videon më poshtë zbuloni "skenarin"...
Seria humoristike e titulluar “Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”, e shpërndarë nga Kryeministri Edi Rama, është një video animuar me kukulla që shfaq personazhe të njohura të politikës shqiptare: Edi Ramën, Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Adriatik Lapajn. Në këtë krijim, ata diskutojnë për fushatën elektorale, integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke përdorur ironi dhe sarkazëm për të komentuar situatën politike aktuale.








