POLITIKË /

Pr.ligji për kërkimin shkencor/ Kreu i Akademisë së Shkencave, Gjinushi: Është një mbështetje për arsimin e lartë

Shkruar nga Versus

Pr.ligji për kërkimin shkencor/ Kreu i Akademisë së

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi është shprehur pro projektligji “Për Shkencën dhe kërkimin shkencor” e cila po diskutohet në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Gjinushi gjithashtu gjatë fjalës së tij u shpreh se pretendimet e rektorit të Universitetit të Tiranës Artan Hoxhës se më këtë projektligj i zhvlerësohet roli universiteteve në kërkimet shkencore, nuk qëndron.

Sipas tij Akadamia e Shkencave ka marrë pjesë më pak në hartimin e këtij projektligjit se sa shkollat e larta. 

Gjithashtu ai shtoi se të kesh një ligj për shkencën përkundrazi është një mbështetje për arsimin e lartë pasi investimet për shkencën janë shumë të ulta.

Gjinushi: Aludimi që ligji synon apo shkakton ulje të rolit të universitetit apo të shkollave të larta në favor të dikujt tjetër nuk qëndron. Duhet të dini se Akadamia e Shkencave, ne kemi marrë pjesë më pak se sa shkollat e larta në hartimin e këtij projektligj, kemi ndikuar së fundmi që të jetë një Këshill Kombëtar, ku shumica të jetë nga shkenca dhe pjesa tjetër nga ekzekutivi ashtu sicc kemi insistuar dhe aty përputhemi me sens me vëretjet me aspektin që të dal shumë qartë që ky ligj nuk përplaset as me ligjin e Akademisë së Shkencave as me ligjin e Arsimit të lartë.

Kjo nuk është kërkesë është domosdoshmëri e çdo ligji. Gjëja e parë që duhet të ketë një ligj është të mos përplaset me ligjet te tjera, kurse inteferime do të kenë patjetër por interferimet janë gjithmonë të së njejtës kategori dhe në këtë aspket ne e thamë që në fillim që duhet të sqarohet ky raport siç e kërkoi dhe rektori që të jetë e qartë kjo që nuk vepron për çështje të caktuara dhe pastaj duhet parë dhe në tekst se ka nevojë. Në këtë aspekt jemi të gatshëm të bashkëpunojmë kjo një dhe ligji as nuk ngre rolin e një institucioni as ul rolin e një institucioni.

Dhe të kesh një ligj për shkencën përkundrazi është një mbështetje për arsimin e lartë. Kemi një sistem të arsimit të lartë por institutet që janë qendrat kryesore të kërkimit në Shqipëri numërohen me gishta dhe janë të pakrahasueshme dhe me vendet fqinj./Versus.al

 

Poll