Çfarë do të gjeni në brendësi
Debati për projektligjin “Për Shkencën dhe kërkimin shkencor” është zhvendosur në Komisionin e Edukimit. Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ëshë shprejur se ky propozim është një shkelje të Kushtetutës, e për këtë arsye i bëri thirrje Kuvendit që të mos e kalojë në seancën plenare. Sipas tij, komisioni për shkencën, pjesë e së cilit janë 5 ministra nën drejtimin e Kryeministrit, i ngjan një kabineti qeveritar më shumë, sesa një komision për Shkencën. *Mirëpo, sipas zëvendës ministers së Arsimit, Ana Kapaj ky projektligj, nuk prek autonominë e Universiteteve apo të kërkimit shkencor, por duhet parë si vlerë e shtuar. *Qeveria synon ta fusë kërkimin shkencor në një kornizë të re ligjore dhe të zgjerojë subjektet që mund të kryejnë kërkimin shkencor përmes një projektligji “Për shkencën dhe kërkimin shkencor”. Një prej pikave më të debatueshme të projektligjit lidhet me krijimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës me 14 anëtarë, pesë ministra, nën drejtimin e Kryeministrit. Synimi i këtij këshilli mendohet të jetë orientimi dhe miratimi i politikave dhe fushave priortare të shkencës dhe kërkimit shkencor. Ekspertët e shohin këtë projektligj si rritje të ndikimit politik mbi shkencën.
“Pr. ligji shkel autonominë e universiteteve”, zv.ministrja i përgjigjet Hoxhës: E pavërtetë, është vlerë e shtuar
Ana Kapaj zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit i është përgjigjigjur akuzave të bëra nga rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha se projektligji “Për Shkencën dhe kërkimin shkencor” shkel autonominë e universiteteve dhe të kërkimit shkencor.
Në fjalën e saj në Komisionine Edukimit, ajo tha se pretendim i tillë nga ana e Hoxhës nuk qëndron.
“Nuk prek autonominë e Universiteteve apo të kërkimit shkencor, duhet parë si vlerë e shtuar, nuk cënohet pesha e universiteteve në Shqipëri, ky ligj nuk e cënon këtë gjë, nuk ka përplasje me ligin për arsimin e Lartë”, tha ajo.
Pr.ligji për kërkimin shkencor, rektori i UT: Shkel Kushtetutën
Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka dalë në kundërshtim të projektligjit “Për Shkencën dhe kërkimin shkencor”. Sipas tij, propozimet janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit për këtë arsye i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të mos e kalojë në seancën plenare.
Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, teksa krah tij qëndron kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, Hoxha tha se ky ligj nuk do të jepje një zgjidhje, por do të krijonte anomali.
“Është deklarativ, nuk zgjidh asgjë. Nuk i realizon nevojat që ka shoqëria shqiptare dhe krijon një situatë që populli thotë, në vend të nxjerrësh vetullat, nxjerr sytë, se fillon interpretimet e normave, dhe aktet që dalin mbi bazën e tyre kanë përceptimin dhe rrezullimin e ndryshëm, në në vend që të bëjmë një rregullim për shkencën, do krijonim një anomali për shkencën, ose një ligj që vjen në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Hoxha.
Ai shtoi se pasojat negative të këtij ligji, do të vërehen pas disa vitesh, prandaj thekson se nuk duhet të marrë votat në Kuvend.
“Do të prekte lirinë e kërkimit shkencor dhe pavarësinë e Universiteteve”, tha ai.
Përberjen e Komisionit, me pesë ministra, nën drejtimin e Kryeministrit, Hoxha thotë se i ngjan më shumë një kabineti qeveritar, sesa një grupi që ka të bëjë me kërkimin shkencor. Ndër argumentet që Hoxha jep është se ky ligj për kërkimin shkencor, përpleset me ligjin për arsimin e lartë.
“Është kthyer si kabinet qeveritar, ndërkohë ne po flasim për kërkim shkencor. Nga një rregullim, institucionet e Arsimit të lartë përfaqësohen ne 3 nga 19 në total. Këtë karrierën akademike ku e fusin në raport me projektligjin për Shkencën dhe nuk ka asnjë dispozim në projekt që të thotë se si formohet zhvillimi i karrierës. Kërkimi shkencor është i lirë”, tha ai.
Çfarë synon projektligji?
Qeveria synon ta fusë kërkimin shkencor në një kornizë të re ligjore dhe të zgjerojë subjektet që mund të kryejnë kërkimin shkencor përmes një projektligji “Për shkencën dhe kërkimin shkencor”. Universitetet kanë një peshë me rëndësi në këtë drejtim.
Një prej pikave më të debatueshme të projektligjit lidhet me krijimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës me 14 anëtarë, pesë ministra, nën drejtimin e Kryeministrit. Synimi i këtij këshilli mendohet të jetë orientimi dhe miratimi i politikave dhe fushave priortare të shkencës dhe kërkimit shkencor. Ekspertët e shohin këtë projektligj si rritje të ndikimit politik mbi shkencën.







