POLITIKË /

Propozimi i Ramës ndaj Melonit: Kemi ngjashmëri të madhe me Italinë, pse mos të bashkohemi në një shtet

Rama nuk i kurseu as propozimet e bëra në formë batute gjatë konferencës që pati me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni në Gjadër ku inspektuan kampin ku do akomodohen refugjatët afrikanë.

Shkruar nga B.V
Propozimi i Ramës ndaj Melonit: Kemi ngjashmëri të madhe me
Meloni dhe Rama në konferencë për shtyp

Teksa foli për ato çfarë bashkojnë Shqipërinë dhe Italinë, kryeministri Edi Rama tha se dy vendet gjithmonë kanë pasur një marrëdhënie vëllazërore pavarësisht forcave politike që i kanë drejtuar.

Ndërsa duke theksuar ngjashmëritë mes dy vendeve me batutë hodhi edhe propozimin e bashkimit të dy vendeve në një.

“Deti mes Italisë dhe Shqipërisë, nuk është një hapësirë që na ndan, por që na bashkon. Italia ka qenë avokati ynë më i fortë në Bruksel. Më duhet ju them që për ne, nuk ka të bëjë ngjyra e forcave politike që qeverisë në Itali, por me të gjithë kemi pasur marrëdhënie vëllazërie, të gjitha kanë bërë më të mirën e tyre për të na ndihmuar.

Për ne qeveria italiane, ka qenë, është dhe do të jetë qeveria e një vendi që na lidh një miqësi e veçantë dhe aleancë strategjike që ne duam ta zhvillojmë. Nëse gabon qeveria italiane ne marrim pjesën ë atë gabim pa asnjë ngurrim, por le të mos e kthejmë në një çështje gabimesh.

Jemi shumë të ngjashëm, një ngjashmëri e cila të bën të mendosh pse nuk i bashkojmë dy vendet tona në një dhe kështu të bashkojmë dhe partitë politike, dhe gazetarësh dhe të bëjmë një festë gjysmë të vërtetash”- tha Rama mes të tjerash. Versus.al

Poll