
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij, në “Foltoren” para kryeministrisë, akuzoi Edi Ramën për keqqeverisje dhe se do të bëjnë gjithçka për ta rrëzuar nga pushteti. Berisha deklaroi se duhet paguar çdo çmim, që një kryetar i tillë qeverie, që u kap duke vjedhur me Ballukun në tunelin e Llogarasë, të mos jetë më në pushtet.
“Nuk duhet të ndalemi deri në largimin e kriminelit të votës së lirë.
Bashkë me zv kryeministren kapen në flagrancë se kanë vjedhur në tunelin e Llogarasë. Në çdo vend dorëheqja do të ishte hapi i radhës, ky mirë që nuk dorëhiqet por merr nga gjykata licencën për të vjedhur. A mund të pranojmë në e një kryeministër të tillë? Kurrë do të paguajmë çdo çmim.
Atë që ka provuar në ’91 do t’ia kthejmë sërish. Koha është e guximtarëve,” tha Berisha.
Gjithashtu njoftoi se protesta e rradhës do të jetë në datën 22 dhjetor ku do të mblidhen mbështetësit e PD-së nga e gjithë Shqipëria para kryeministrisë./Versus.al

