POLITIKË /

“Protokolli ka trembur trafikantët”/ Meloni nuk tërhiqet nga kampi i Gjadrit: Nuk jam unë armiku

Shkruar nga Versus

“Protokolli ka trembur trafikantët”/ Meloni nuk tërhiqet

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni thotë se nuk do të ndalet së zbatuari marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.

Përtej kundërshtimeve nga partitë opozitare dhe vendimet e Gjykatës së Romës, Meloni thotë se ky projekt do të vijojë.

Ajo e sheh këtë si një angazhim kundër mafies, duke kërkuar nga i gjithë shteti dhe qytetarët t'i bashkohen kësaj beteje.

“Ky protokoll është iniciativa më e frikësuar nga trafikantët e qenieve njerëzore. Ne nuk do ta ndalim këtë projekt, do të ishte një favor për kriminelët dhe ne nuk u bëjmë asnjë nder kriminelëve.

Nuk jam unë armiku. Unë jam një person i denjë dhe do të vazhdoj të luftoj për të siguruar që krimi i organizuar të çrrënjoset nga institucionet tona” – ka deklaruar Meloni.

“Protokolli ka trembur trafikantët”/ Meloni nuk tërhiqet

Meloni solli në vëmendje edhe historinë e 11-vjeçares nga Sierra Leone, e cila ishte e vetmja e mbijetuar pasi një anije me emigrantë u fundos pranë Lampedusa. Kryeministrja italiane premtoi në emër të saj se do të luftojë kundër çdo trafikanti të qenieve njerëzore dhe sistemeve kriminale të tyre.

Dekreti i Melonit që synon zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët në Gjadër u miratua edhe nga senati italian më 4 dhjetor. Senati i dha dritën jeshile dekretit që ndër të tjera ia heq kompetencën e shqyrtimit gjykatave speciale dhe ia kalon atyre të Apelit.

Gjykatat italiane e kanë kundërshtuar marrëveshjen, por qeveria e Melonit nuk është tërhequr. Gjatë këtij muaji edhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani theksoi se marrëveshja do të zbatohet, por nuk është urgjente, për këtë arsye Roma do të presë fjalën e gjykatave.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: