POLITIKË /

PS dhe PD bëjnë “Paqe”, nesër seancë plenare për problemet e qytetarëve

Shkruar nga Versus

PS dhe PD bëjnë “Paqe”, nesër seancë plenare

Partia Demokratike dhe ajo Socialiste do të mblidhen bashkë nesër në orën 16:00, për të zhvilluar seancën plenare të radhës. Ndryshe nga herët e shkuara, seanca plenare do të ketë në fokus zgjedhësit.

Deputetët e secilës parti, do të diskutojnë në seancë plenare problematikat e qytetarëve të cilat i kanë dëgjuar nga afër gjatë takimeve në terren.

Në rend të ditës së nesërme do të jetë miratimi i procesverbalit të seancës plenare të 19 Nëntorit, njoftime të cilat do të bëhen nga kryeparlamentari Niko Peleshi dhe më pas, më e rëndësishmja, shqetësimet e qytetarëve.

Seanca është parashikuar të zgjasë 4 orë ndërsa pritet të ketë debate ashtu siç çdo seancë plenare./Versus.al

PS dhe PD bëjnë “Paqe”, nesër seancë plenare

Poll