POLITIKË /

“Qytetarët të përdorin rrugë alternative”, policia merr masat për protestën e sotme të opozitës

Ashtu si në protestat e tjera, bulevardi kryesor pranë bashkisë Tiranë do jetë i bllokuar për mjetet.

Shkruar nga Versus

“Qytetarët të përdorin rrugë alternative”,

Ditën e sotme zhvillohet protesta e radhës e opozitës përballë bashkisë Tiranë në vijim të tubimeve të nisura që prej muajti mars ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandalit të “5D” ku mbetën të arrestuar drejtorë të bashkisë që abuzuan me fonde publike.

Sot është protesta e 18-të e opozitës përballë institucionit, ku kanë hedhur edhe molotovë dhe sende të forta në drejtim të policëve.

Policia ka publikuar masat e marra për mbarëvajtjen e tubimit ndërsa u bën thirrje qytetarëve të përdorin rrugë alternative për të qarkulluar.

“Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe”- thuhet në njoftim.

Situata duket më e agravuar pas përplasjes që pati në këshillin bashkiak sekretari i përgjithshëm i PL me kryebashkiakun Erion Veliaj e më pas përballja fizike me këshilltarin socialist Halit Valteri. Blushi në deklaratë për mediat tha se Veliaj ishte i veshur me antiplumb në sallë dhe se ishte përgatitur edhe për gjakderdhje. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: