POLITIKË /

Rama batuta me ambasadorët: E di që e keni të vështirë të luftoni me rutinën tuaj dhe thoni ‘ehu sa kemi parë ne’

Kryeministri Edi Rama, në fjalën drejtuar trupës diplomatike, ka theksuar se puna për integrimin europian duhet të shihet si një detyrim historik, jo vetëm ndaj brezave të kaluar që kanë ëndërruar dhe sakrifikuar për këtë qëllim, por sidomos ndaj fëmijëve dhe brezit të ri.

Shkruar nga Versus
Rama batuta me ambasadorët: E di që e keni të vështirë
Edi Rama në takim me diplomatët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën drejtuar trupës diplomatike, ka theksuar se puna për integrimin europian duhet të shihet si një detyrim historik, jo vetëm ndaj brezave të kaluar që kanë ëndërruar dhe sakrifikuar për këtë qëllim, por sidomos ndaj fëmijëve dhe brezit të ri.

“Uroj që të gjeni çdo ditë arsye për t’u zgjuar më herët dhe çdo natë arsye për të fjetur më vonë. E di që për diplomatët është pak e vështirë të luftojnë me rutinën e tyre, për vetë natyrën e punës, por edhe për eksperiencën që u thotë ‘ehu sa kemi parë, sa herë është provuar kjo, ç’mund të tregojmë ne, por hajde se do kalojë edhe kjo’”, tha Rama.

Ai i bëri thirrje përfaqësuesve diplomatikë që të mos e shohin integrimin thjesht si një proces teknik apo si një etapë të radhës, por si një moment që meriton përkushtim maksimal.

“Duhet t’i përgjigjemi këtij momenti ashtu siç e meritojnë ata që e kanë ëndërruar, ata që janë përpjekur, ata që kanë dhënë jetën për t’iu afruar Europës dhe qytetërimit perëndimor. Sot janë fëmijët tanë ata që presin nga ne, dhe puna jonë duhet të konsiderohet si borxhi më i madh që iu kemi atyre”, u shpreh kryeministri.

Rama nënvizoi se integrimi i plotë në Bashkimin Europian mbetet një objektiv madhor i Shqipërisë, i cili kërkon angazhim të pandërprerë nga të gjitha strukturat shtetërore.

Edi Rama: Uroj që të gjeni çdo ditë arsye për t’u zgjuar më herët dhe ccdo natë arsye për të fjetur më vonë. E di që për diplomatët është pak e vështirë që të luftojnë me rutinën e tyre për vetë natyrën e punës por edhe për eksperiencën që diplomatëve u thotë “ehu sa kemi parë; ehu sa herë është provuar kjo; ehu ç’mund të tregojmë ne, por hajde se do kalojë edhe kjo” në mënyrë që këtij momenti t’i përgjigjemi ashtu siç e meritojnë ata që e kanë ëndërruar, ata që janë përpjekur, ata që kanë dhënë jetën për t’iu afruar Europës dhe qytetërimit perëndimor dhe europian si pjesë e integruar plotësisht e tij dhe ata që sot janë fëmijë dhe që prej nesh presin që ta konsiderojnë punën tonë si borxhin më të madh që iu kemi atyre./Versus.al

Poll