Gjatë takimit përmbyllës elektoral në Fushë Krujë, njëri prej kalimtarëve iu drejtua kryeministrit me fjalët “Rama ik”. Kaq mjaftoi që kreu i qeverisë të kthehej ndaj tij me një sërë etiketimesh, duke e cilësuar edhe si “hudhër” për fat të mirë më 11 maj.
“Ja amon mer vdeksha! Se po e prisja këtë. A e vdeksha unë për ty se po e prisja këtë. Rrofsh që kalove o hudhër, rrofsh! Tani jemi në rregull. Po e prisja, thashë në Krujë duhet patjetër ta dëgjoj një Rama ik që të plasi syri keq. Tashi kanë për ta parë më 11 maj. Edhe ku e tha tamam sa përmenda fjalën kënetë doli bretkosa. Ju se patë si ishte se i kishte flokët e lagura, sa kishte dalë nga dushi”- u shpreh kryeministri, ndërsa më tej vijoi me prezantimin e disa prej arritjeve që sipas tij ka shënuar vendi gjatë kësaj periudhe qeverisjeje. Versus.al








