POLITIKË /

"Do të përballeni me ligjin si terroristë", Berisha paralajmëron bandat nga Elbasani: Bashkë me Altin Hajrin dhe Suel Çelën

Ai tha se me ardhjen e PD në pushtet, këto banda do të trajtohen si organizata terroriste dhe do të goditen me “përgjigjen më të egër ligjore”.

Shkruar nga Versus

 

"Do të përballeni me ligjin si terroristë", Berisha

Nga Elbasani, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lëshoi paralajmërime të ashpra ndaj grupeve kriminale që, sipas tij, tentojnë të frikësojnë qytetarët për vota.

Ai tha se me ardhjen e PD në pushtet, këto banda do të trajtohen si organizata terroriste dhe do të goditen me “përgjigjen më të egër ligjore”.

Berisha akuzoi direkt ish-drejtuesin politik të PS në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, duke e cilësuar si person të lidhur me krimin, që “porosit vrasje dhe ndalon njerëz të pafajshëm”.

“Monstrat që e kthejnë krimin në votë dhe votën në vrasje, do të përballen me ligjin si terroristë. Këta janë llumi i kriminalitetit njerëzor, vijnë këtu dhe marrin Taulant Ballën, një horr më falini për shprehjen, që porosit vrasje, bën arrestime, bazon gjithçka me fibrën e qytetarëve fisnikë të këtij populli. Kjo është vrasje me Edi Ramën, Suel Çelen, Altin Hajrin e të tjerë.” tha ai, duke i bërë thirrje qytetarëve të të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 11 majit. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: