Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar pas arrestimit të kandidatit për deputet Ergys Isufi, i cili u kap me dozë kokaine në xhep. Sipas burimeve, Isufi fillimisht tentoi të arratisej, por u ndalua nga policia.
Lapaj sqaroi se Isufi nuk është më pjesë e koalicionit por akuzoi pushtetin se po përdor ngjarjen për qëllime elektorale. Ai theksoi se kjo është një tjetër përpjekje për ta goditur politikisht, pas dështimit të “shpifjeve dhe kurtheve” të mëparshme.
“Nuk ka kthim pas. Do t’ju çmontoj edhe këtë maskaradë, sido që të ketë ndodhur,” u shpreh ai, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e manipulimeve dhe të votojnë masivisht për numrin 6 në zgjedhje.
“Për etikë, shtetasi në fjalë që ishte subjekt i ngjarjes që sot pushteti hodhi për konsum elektoral nuk përfaqëson më Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Nuk ka metodë të ish-sigurimit të shtetit që na ndal. Jo 1 po 100 metoda të përdorni ju, nuk kthehemi pas.
Keni kaq muaj me ligësi, sajesa, kurthe, por nuk i’a dolët dot. Sot në finale pasi nuk më ndalët dot me 100 shpifjet e kaluara, gjetët një metodë tjetër.
Po si i paaftë që je dole e ulërite se kush fshihet pas! Ty të njeh i madh e i vogël çfarë përfaqëson.
Pasi nuk u funksionoi joshja, kaluat te zanati juaj.
Unë prapë të them: Nuk ka kthim pas! Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme po ishte në dorën tonë.
Do t’ua çmontoj dhe këtë maskarallëk sido të ketë ndodhur! U’a tha i ndjeri Pjetër Arbnori, ju jeni specialista.
Ti shiko shokët te vendi dhe kujdes se mos u bashkohesh!
Qytetarëve u kërkoj të jenë të qetë e të mos manipulohen nga pushteti që qeveris me baronët e krimit! Votoni masivisht nr. 6 që i ka lebetitur!”, shprehet Lapaj. /Versus.al/








