Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot këshillin e ministrave në një mbledhje që zgjati pë rreth 2 orë. Anëtarët e kabinetit qeveritar mbërritën me radhë në godinën e qeverisë. E pranishme në mbledhje ishte edhe zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku.
Kjo mbledhje vjen në një ditë të mbushur me zhvillime politike ndërkohë në Kuvend zhvillohet mbledhja me dyer të mbyllura e këshillit të mandateve për imunitetin e Ballukut. Versus.al

