POLITIKË /

Rama në Abu Dabi, firmos marrëveshjen për lidhjen nënujore energjitike me Italinë

Shkruar nga Versus

Rama në Abu Dabi, firmos marrëveshjen për lidhjen nënujore

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Abu Dabi për të firmosur marrëveshjen trilaterale me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë për lidhjen nënujore energjitike me vendin fqinj. Marrëveshja përmban realizimin e lidhjes nënujore energjitike mes Italisë dhe Shqipërisë dhe do të mbështetet nga disa investime për të rritur kapacitetin prodhues të energjisë elektrike.

“Së bashku me kryeministren e Italisë miken e shtrenjtë Giorgia Meloni, me ftesë të Presidentit të EBA, Sheik Mohammed bin Zayed Al Nahyan, finalizojmë marrëveshjen trilaterale për lidhjen nënujore energjitike mes Italisë dhe Shqipërisë. Lidhja do të ketë një pronësi të trefishtë dhe do mbështetet nga investimet domethënëse të përbashkëta në rritjen e kapaciteteve prodhuese të Shqipërisë”- u shpreh Rama në videon e publikuar.

Më tej ai tha se marrëveshja bëhet në kuadër të ambicies së Shqipërisë për t’u bërë e pavarur nga importi i energjisë elektrike dhe më pas për të patur edhe rol eksportues në vendet e BE. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: