Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka bërë përparime të dukshme në investime dhe turizëm, duke u kthyer në një vend që ofron kushte më të mira jetese dhe zhvillimi ekonomik. Në fjalën e mbajtur në edicionin e dytë të eventit “Matchmaker Albania”, ai theksoi se vendi është tashmë gati të mirëpresë investitorë dhe të lidhë biznese, ide dhe ambicie të reja.
Rama u shpreh se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, duke kaluar nga një destinacion me projekte të kufizuara turistike në një vend me ndryshime të mëdha dhe potencial të lartë në sektorë si turizmi, agroturizmi dhe projektet urbane moderne.
Ai theksoi gjithashtu se rritja e interesit nga turistët dhe investitorët e huaj është një tregues i qartë i këtij transformimi.
Kryeministri bëri thirrje për kthimin e emigrantëve, duke theksuar se sot është më e lehtë të binden për t’u rikthyer në Shqipëri për shkak të mundësive të reja ekonomike dhe zhvillimit të vendit. Ai shtoi se vendi nuk shihet më si një “tokë e premtuar për të ardhmen”, por si një realitet ku investimet dhe mundësitë ekzistojnë tashmë.
Në përfundim, Rama nënvizoi se synimi është promovimi i një turizmi me standarde më të larta dhe zhvillimi i një ekonomie më konkurruese, duke ftuar investitorët të vijojnë të shohin Shqipërinë si një destinacion të rëndësishëm për biznes dhe jetesë.
''Ky vend u bë hapësira ku moria e Valentinove, Dolce Gabanave e të tjerave gjetën vend. Parajasa e tyre mjaft fitimprurëse falë përkushtimit të punonjësve. Por më pas Shqipëria hyri në një fazë të re. Ja ku jemi sot në një epokë ndryhse në një gjeneratë sipërmarrjeje ndryshe. Kohë ndryshe për ne aq sa është për botën.
Më e mira është se Shqipëria reflekton sot kohën e botës. Pak javë më parë panairi në Berlin tregoi se Shqipëria nuk është më tokë e premtuar për një të nesërme tmë të mirë por një vend që të gjithë duhet ta shiohin e të hidhen sikur nuk ka të nesërme. Është një vend për jetesë të mirë, gati të mirëpresim, të ofrojmë, të lidhim bizneset, njerëzit e ambiciet. MatchMaker nisi si histori suksesi falë personit, individit që mbikëqyr agjensinë AIDA që dua ta falenderoj për përkushtimin e saj.
Sot ka qenë më e lehtë që njerëzit të binden për t’u kthyer në Shqipëri. Ky panair ka katër fusha: turizmi dhe projektet moderne urbane. Nga një vend nga turizmi i aventurës për një ose dy projekte në vit, Shqipëria është tashmë një vend ku po ndodhin ndryshime të mëdha. Nga turistët individualë që duan të humbin majave të maleve deri te turistët që duan të eksplorojnë bujtinat e agroturizmin tonë. Je i të lumtur të shohim që ambicia jonë dhe e atyre që ktrhehn po rriten dita-ditës. Synojmë të promovojmë një turizëm të një profili tjetër, niveli tjetër të të kuptuarit.'' tha kryeministri Rama./Versus.al

