POLITIKË /

Kokalari sfidon Berishën për kreun e PD: E mund në garë nëse votat nuk manipulohen

Shkruar nga Versus
Kokalari sfidon Berishën për kreun e PD: E mund në garë
Evi Kokalari, Sali Berisha

Aktivistja Evi Kokalari ka shprehur hapur dëshirën për të kandiduar për kreun e Partisë Demokratike në zgjedhjet që do të mbahen në maj të këtij viti. Gjatë një interviste në Report Tv, Kokalari deklaroi se në vitin 2024 i propozoi kryedemokratit Sali Berisha që ajo të ishte kandidate për kryeministre në zgjedhjet e 11 majit duke qenë se ka lidhje me elitën politike të SHBA.

Ajo u shpreh e bindur se nëse ajo do të ishte kryetare do të kishte më shumë mbështetje nga SHBA-të pa patur nevojë për të shpenzuar para.

“Propozimi im ishte që ai vetë të dilte nga loja dhe unë të futesha në pozicionin e tij. Sepse do të bëja një lojë ndryshe dhe në krahasim me Edi Ramën, do të kisha marrë një mbështetje krejt ndryshe nga Amerika pa patur nevojë të harxhoja lekë dhe ai nuk e bëri këtë. Besoj që Berisha donte ta provonte dhe njëherë me zgjedhjet e 2025 të futej vetë. Unë e kam kontaktuar në 2024 pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet dhe i thashë që të dilte nga loja dhe të futesha unë se kishte shumë shpresa që do t’ia merrja zgjedhjet Edi Ramës sepse qëllimi i fundit dhe qëllimi kryesor duhet të jetë marrja e stafetës nga socialistët dhe nga Edi Rama. Asnjë nuk mund të bëjë punë më të mirë për prezantimin e korrupsionit në Shqipëri, se sa unë në Uashington D.C” - tha Evi Kokalari.

Ndërsa kujtoi zgjedhjet e vitit të kaluar, Evi Kokalari thotë se Berisha kërkoi të manipulonte shqiptarët duke përdorur figurën e Chris LaCivita-s, por dështoi pasi të gjithë e kuptuan se ai ishte një konsulent i kontraktuar që mori një shumë të majme parash.

“Ai nuk donte ta bënte, donte ta provonte dhe pastaj mori Chris LaCivita-n. Edhe duke pasur Chris LaCivita-prezent dhe duke dalë Chris LaCivita duke thënë se kishte lidhje dhe ishte arkitekti i fushatës së Trump dhe sërish nuk funksionoi. Jo vetëm nuk funksionoi, por PD-ja humbi 35% të votave që kishin pasur në 2021, që do të thotë se populli shqiptar nuk është budalla dhe nuk i ha këto gjëra. Ata e kuptojnë kush është konsulent dhe i paguar. Ata panë të gjithë lojën”- shtoi aktivistja duke u shprehur e bindur se e mposht Berishën nëse votat nuk manipulohen. Versus.al

Poll