POLITIKË /

“Betejë në çdo bashki”, Shehaj nis përgatitjet për zgjedhjet vendore: Kush dëshiron, ta na bashkohet

Shehaj tha se në gjithë vendin duhet të sigurohen 1600 kandidatë për këshillat bashkiakë.

Shkruar nga Versus

“Betejë në çdo bashki”, Shehaj nis përgatitjet

Partia “Mundësia” ka nisur me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2027. Kreu i partisë, Agron Shehaj ka bërë me dije se “Mundësia” do të garojë me kandidatët e saj në të gjitha bashkitë dhe kësisoj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar për t’u bashkuar që të përfshihen në procesin e përzgjedhjes të kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë.

“Ne do të jemi prezentë në të gjitha Bashkitë e Shqipërisë me kandidatët tanë për Bashkitë dhe për këshilltarët bashkiakë. Sot kemi filluar dhe me takimet me kandidatë që duan, me qytetarë që duan të na afrohen dhe duan të bëhen pjesë e garës për Bashkitë në të gjithë Shqipërinë. Pres nga secili prej jush që të vijë, të propozohet, të na bashkohet. Kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Na duhen pothuajse 1600 kandidatë për këshillat bashkiakë”- u shpreh Shehaj mes të tjerash në videon e publikuar në rrjetin e tij social. Versus.al

Poll