POLITIKË /

Rama porosi operatorëve turistikë në Vlorë: Kujdes me çmimet e larta, do i bëni gropën vetes

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me operatorët turistikë në Vlorë, ka theksuar potencialin e madh të qytetit për t’u zhvilluar si destinacion ndërkombëtar, duke synuar modele si Portugalia, Spanja apo Turqia. Ai gjithashtu ka ironizuar lajmet për vizitën e Ivanka Trump në jug të vendit, duke thënë se Shqipëria po ecën drejt rritjes së turizmit afatgjatë.

Shkruar nga Versus
Rama porosi operatorëve turistikë në Vlorë: Kujdes me
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me operatorët turistikë në Vlorë, ka folur për nevojën e vendosjes së çmimeve në përputhje me cilësinë e shërbimeve dhe standardet ndërkombëtare, duke paralajmëruar se rritja e pakontrolluar e tyre mund të dëmtojë investimet në sektorin e turizmit.

Ai theksoi se zhvillimi i Vlorës duhet të bazohet në një strategji afatgjatë për të shmangur rënien e fluksit turistik dhe për të garantuar qëndrueshmëri të investimeve.

Rama theksoi se investimet e bëra në sektorin e turizmit duhet të garantojnë qëndrueshmëri afatgjatë dhe jo vetëm rezultate sezonale, duke nënvizuar nevojën për zhvillim të projekteve strategjike që sjellin vizitorë dhe banorë të huaj në zonë.

'Jemi të qartë që çmimet nuk i vendos qeveria, por çmimet duhet t’i vendosë vizioni strategjik i juaji për fatin e investimeve tuaja. Qëllimi jonë është të parandalojmë atë që u ka ndodhur të tjerëve. Si rezultat i fluksit kanë pasur mendjen e ngushtë duke menduar se njerëzit do t’i kenë aty, dhe kanë nisur të investojnë më shumë por duke dashur të përfitojnë shumë, në atë moment dhe u kanë mbetur në derë investimet se nuk u kanë ardhur më shumë njerëz. Nëse Vlora do të marrë njollën e vendit ku ti paguan më shumë se sa çfarë mund të ofrohet dhe çfarë mund të ketë edhe në Greqi e në vendet e tjera, juve i keni bërë gropën vetes! Flas për gropën e investimeve. Duhet një strategji afatgjatë, afatmesme të paktën, se si ju mund të merrni një fitim të qëndrueshëm sepse po menduat për përfitimin e momentit do t’ju kthehet në bumerang.' u shpreh kryeministri ndër të tjera.

Gjatë fjalës së tij, Rama komentoi edhe raportimet për vizitën e Ivanka Trump në jug të Shqipërisë, duke i cilësuar disa prej tyre si të ekzagjeruara në media.

Ai shtoi me ironi se ajo “do të vijë, por nuk jemi ende në atë fazë”, duke theksuar se vendi po zhvillohet gradualisht si destinacion ndërkombëtar turistik.

Kryeministri Rama: Shqipëria, në gjithë këto turbullira përreth, është një vend ku jetohet me siguri. Dje isha në Dhërmi me disa miq, jo me Ivankën, kuptohet, sepse e bëjnë sikur vjen në Vlorë çdo dy muaj. Do të vijë ajo çdo dy muaj, por nuk jemi ende në atë fazë./Versus.al

 

Tags:

edi rama

Poll