POLITIKË /

Rama prezanton kandidatët në Shkodër, ironizon partitë e reja: Mbushën listat me xhaxhallarë dhe halla

Shkruar nga Versus

Rama prezanton kandidatët në Shkodër, ironizon partitë e

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Shkodër ku ka prezantuar kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Me retorikën e njëjtë të përdorur në takimet e tjera prezantuese, Rama tha se në rast të anëtarësimit në BE, vendi do të marrë 1 miliardë euro financime çdo vit.

Ndërsa tha se prej tyre 300 milionëdo të jenë për bujqësinë, duke mos e përmendur faktin që për fondet e IPARD, BE ende po zhvillon hetime për abuzim me ndihmat për bujqësinë.

“Shembulli është që në gjithë këto vite ne kemi marrë nga BE diçka më shumë se 1 miliardë euro. Çdo vit ne do të marrim nga BE, 1 miliardë euro. Domethënë praktikisht është një 10-fishim. Bujqësia, ne në gjithë këto vite kemi marrë më pak se 200 milionë euro. Me hyrjen në BE do të marrim 300 milionë euro në vit që do t’i shkojnë fshatit drejtpërdrejt. Edhe të tjera që nuk po i marrë me radhë. Dhe kur je përpara kësaj mundësie çfarë diskutimi është se kë të votoj? Pse çdo lloj devijimi në një vend tjetër këtë e vë në rrezik. Në Tiranë janë 1 mijë veta që punojnë me negociatat çdo ditë. Bëhet fjalë për orë pa fund pune. Qindra dhe mijëra faqe që do të thotë se nuk ka kohë për të humbur. Afati i dakordësuar me ta është 2027. Në fund të 2027 na është hapur kjo derë për të hyrë me Malin e Zi. Duhet ta kuptojmë që është një mundësi e artë, por edhe ngaqë kemi bërë detyrat tona por edhe nga pjesa gjeopolitika sepse do të zgjerohet dhe do të unifikojë kufirin për shkak të Rusisë”- tha Rama.  

Ndërsa nuk munguan as ironitë për kundërshtarët politikë, mes tyre edhe partitë e reja politike të cilat kanë futur në listat e mbyllura njerëz të afërm, të cilët pritet të japin dorëheqjen pas zgjedhjeve të 11 majit me qëllim që mandati t’u mbetet atyre më të votuarve. Rama tha se kjo tregonte se partitë e reja nuk kishin gjetur as kandidatë për të mbushur listat.

“Sot është koha e duhur që në kutinë e votimit për Partinë Socialiste. Këneta as që diskutohet. Partia më e re sot dhe unë po ja u them statistikisht është Partia Socialiste. Se më erdhi dhe për të qesh kur këto të rejat ishin nja 17 personazhe që i prekte dekriminalizimi. Nuk diskutohet dhe se gjykoj këtë pjesë. Edhe dalin kapin xhajen dhe hallën me mbush listën. Puna e tyre xhanëm, të bëjnë çfarë të duan të hanë kokat nga ajo anë”- tha Rama. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: