POLITIKË /

Rama publikon FOTO-n surprizë nga Shkodra: S’besova se ishte reale, mendova se ishte meme!

Kryeministri e cilësoi imazhin si një dëshmi të ndryshimeve pozitive që po përjeton qyteti verior dhe rritjes së interesit të vizitorëve të huaj për Shkodrën.

Shkruar nga Versus

Rama publikon FOTO-n surprizë nga Shkodra: S’besova se ishte reale,

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjete sociale një foto të veçantë nga stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër, ku disa turiste australiane shihen duke ndjekur ndeshjen e Vllaznisë nga shkallët e stadiumit.

“Kur ma çuan para pak këtë foto, mendova se ishte meme dhe akoma s’jam i sigurtë që është reale, por është kaq e bukur ta shohësh e të mendosh se kjo është sot Shkodra, ku deri pak vite më parë as mund ta imagjinoje një foto të tillë, sa nuk ndenja dot pa e postuar”, shkruan Rama.

Kryeministri e cilësoi imazhin si një dëshmi të ndryshimeve pozitive që po përjeton qyteti verior dhe rritjes së interesit të vizitorëve të huaj për Shkodrën./Versus.al

Poll