POLITIKË /

Rama takim me Mitsotakis, në fokus marrëdhëniet Shqipëri–Greqi: Këtë vit mbyllim "çështjet e mbartura"!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Athinë, ku është takuar me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, në fokus të së cilës kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësia e një marrëveshjeje të re partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Shkruar nga Versus
Rama takim me Mitsotakis, në fokus marrëdhëniet
Edi Rama/Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri Rama ka qenë së fundmi në një vizitë në Athinë, ku ka zhvilluar takime me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Gjatë vizitës, Edi Rama ka theksuar se mes tij dhe kryeministrit grek ekziston një marrëdhënie e ngushtë bashkëpunimi dhe komunikimi, të ndërtuar ndër vite mbi respekt të ndërsjellë dhe dialog të vazhdueshëm.

Ai është shprehur se të dy vendet ndajnë një rrugë të përbashkët për modernizim dhe përmirësim të marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa ka nënvizuar se edhe në momentet më të vështira, komunikimi mes palëve ka qenë i hapur dhe konstruktiv.

Sipas Ramës, aktualisht po punohet për zgjidhjen përfundimtare të çështjeve të mbetura mes Shqipërisë dhe Greqisë, me synimin për të arritur brenda këtij viti një marrëveshje të re për partneritet strategjik mes dy vendeve.

Postimi i kryeministrit Rama:

Athinë - Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri. Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik./Versus.al

 

Tags:

edi rama

Poll