POLITIKË /

Siguria ushqimore/ Rama: Shqipëria duhet të harmonizojë ligjet me BE, inspektimet do kalojnë në sistem të ri kontrolli

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria duhet të harmonizojë kuadrin ligjor me standardet e Bashkimi Europian si pjesë e procesit të integrimit. Ai theksoi se sistemi i inspektimeve do të reformohet, duke kaluar nga kontrolle të rastësishme në një model të bazuar në risk dhe të monitoruar nga qendra.

Shkruar nga Versus

Siguria ushqimore/ Rama: Shqipëria duhet të harmonizojë ligjet me

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka detyrimin të harmonizojë kuadrin ligjor me atë të Bashkimit Europian, si pjesë e procesit të integrimit.

Gjatë një takimi për sigurinë ushqimore dhe inspektimet, Rama theksoi se standardet e Bashkimi Europian përbëjnë një sfidë që, sipas tij, nuk duhen parë si pengesë, por si një mundësi për zhvillimin e vendit.

Ai u shpreh se Shqipëria po kalon një proces transformimi të thellë institucional, ku modernizimi i sistemit veterinar, rrjetit të laboratorëve dhe forcimi i kontrollit ushqimor janë prioritete kryesore.

Një nga pikat kryesore të deklaratës ishte reforma në sistemin e inspektorateve.

Rama kërkoi që të hiqet praktika e kontrolleve të befasishme dhe të ndërtohet një sistem kontrollesh të bazuara në risk, të centralizuara dhe të monitoruara nga qendra.

Sipas tij, kjo do të ndihmojë në rritjen e transparencës dhe në luftën kundër informalitetit në zinxhirin ushqimor, duke modernizuar mënyrën e funksionimit të inspektimeve.

Kryeministri shtoi gjithashtu se Shqipëria po bashkëpunon me BE-në përmes projekteve të binjakëzimit institucional, me qëllim transferimin e eksperiencës dhe standardeve europiane në administratën shqiptare.

Ai e cilësoi këtë proces si pjesë të transformimit të vendit drejt standardeve të BE-së dhe jo thjesht një përshtatje ligjore.

Edi Rama:  Standardet e BE janë sfida për tu fituar, të cilat janë maja të vështirë për tu arritur, në fund të ditës nuk janë zinxhir në këmbët tona pro krahë që na lehtësojnë ngjitjen më lart. Prandaj duhet pasur parasysh ë kur flasim për ecej drejt Evropë, flasim për Shqipërinë që bëhet Evropë. Jo për një udhëtim jashtë vendit, por për një ripërtëritje jetësore të vendit dhe përmbushje të në proces historik mbi standardet evropiane. Ne kemi natyrisht detyrimin të harmonizojmë kuadrin ligjor të Shqipërisë me atë të BE në të gjitha drejtimet. Përtej kësaj, ne na duhet modernizim i sistemit veterinar, modernizimi i rrjetit të laboratorëve të cilët as nuk mund të konsiderohen detyra, por janë zgjedhje të pa tjetërsueshme për të nesërmen. Ne fund ligji i shkruar sado mirë nuk bën punën, punën e bëjnë njerëzit që duhet të luftojnë informalitetin në zinxhirin ushqimor. I kemi kushtuar vëmendje të veçantë procesit të jetësimit të ligjit të ligjit të ri për inspektoratet. Dua të përshëndes kryeinspektorin e përgjithshëm për angazhimin e tij, edhe Blerinën e cila e ka nisur me themel punën për ta ngritur AKU në nivelin e kësaj sfide.

Duhet ndërtimi  kulture praktike kontrollesh zyrtare me bazë risku të harmonizuara dhe të monitoruara nga qendra për ti dhënë fund në të gjithë inspektoratet traditës së vjetër të kontrolleve të befasishme të iniciuara nga vetë inspektorët që janë një shëmti e vërtetë.

Kemi sot një institut të sigurisë ushqimore veterinare që kërkon mbështetje, rritje kapacitetesh, zgjerim të rolit. Kemi gatishmërinë e BE për të na mbështetur me binjakëzim në sistemin aq shembullor që kanë vendet e BE të binjakëzimeve me insititucione jo thjeshtë për të ndarë formalisht kohë, por për të marrë dijet dhe eksperiencën të një institucioni të klasit të parë dhe për ta transferuar këtu në Shqipëri./Versus.al

Tags:

edi rama

Poll