
Pas nisjes së sezonit politik, janë rikthyer edhe protestat para bashkisë së Tiranë të cilat zhvillohen që prej muajit mars me kërkesë kryesore dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Tubimi do të mbahet sot në orën 11:00, ndërsa policia ka njoftuar se që prej kësaj ore deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore si dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesor pranë bashkisë Tiranë.
Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Kur kanë kaluar muaj nga zbulimi i aferës “5D’ me abuzimet e tenderave publikë në bashkinë e Tiranës ku drejtorët dyshohet se kishin krijuar kompani të vetat të cilat favorizoheshin gjatë tenderave publikë. Për këtë aferë, u arrestuan në mars 3 drejtorë të bashkisë së Tiranës. Ndërsa opozita kërkon edhe arrestimin e Erion Veliajt nën akuzën se sipas tyre është e pamundur që vartësit e tij të kenë kryer shkelje të tilla nëse Veliaj nuk do kishte qenë në dijeni. Versus.al







