POLITIKË /

Rinumërim "zhgënjyes" për Alimehmetin, tek PS Qefalia e ministri Hoxha rekord votash të pamerituara

Pavarësisht se nuk janë rinumëruar as gjysma e kutive të votimit, rezultati nuk duket ai që prisnin demokratët.

Shkruar nga Versus
Rinumërim "zhgënjyes" për Alimehmetin, tek PS Qefalia e
Ilir Alimehmeti, Xhemal Qefalia, Ervin Hoxha

Rinumërimi i kutive nuk po shkon siç pritej nga kandidatët demokratë si mjeku Ilir Alimehmeti i cili doli i dyti më i votuari në Tiranë pas Jorida Tabakut, por nuk ia doli të siguronte mandat për në Kuvend.

Nga rinumërimi i deritanishëm në qarkun e Tiranës, rezulton se nga 355 kutitë e rinumëruara, Alimehmeti rezulton të ketë në procesverbal 38 vota më shumë nga çfarë kishte realisht në kuti. Tek demokratët, kandidatët e tjerë me më shumë vota në procesverbal sesa në kuti janë: Petrit Gjorgji me 49 vota, Myslym Murrizi me 35 vota, Edit Harxhi me 18 vota dhe Ilir Meta me 22 vota.

Rinumërim "zhgënjyes" për Alimehmetin, tek PS Qefalia e
Rinumërimi për kandidatët e PD

Ndërsa ata të cilëve u janë tjetërsuar votat janë: Asllan Dogjani me -13 vota sesa duhet të kishte realisht, Salvador Kaçaj me -18 vota dhe Ilda Zhulali me -10 vota.

Rekordi mbahet nga kandidatët e PS për vota me më shumë në procesverbal sesa në kuti. Xhemal Qefalia kryeson me 120 vota më shumë në procesverbal sesa në kuti. Pas tij vjen ministri i Brendshëm Ervin Hoxha me 99 vota më shumë, kandidatja Kejsi Elezi me 86 vota më shumë, Fatmir Xhafa me 63 vota më shumë sesa kishte realisht dhe Erion Braçme me 19 vota më shumë.

Rinumërim "zhgënjyes" për Alimehmetin, tek PS Qefalia e
Rinumërimi për kandidatët e PS

Më e “persekutuara” deri më tani tek radhët e socialistëve rezulton Mimi Kodhelit të cilës i janë ulur -41 vota më pak nga çfarë kishte në kuti realisht. Rezultati mund të ndryshojë pasi ende nuk janë rinumëruar as gjysmat e kutive të votimit. Versus.al

Poll