Kur janë rinumëruar rreth 28% e kutive të votimit në qarkun e Tiranës, rezultatet deri më tani tregojnë se numrin më të madh të votave të padrejta e kanë marrë dy partitë e mëdha.
Në pallatin e sportit “Farie Hoti” janë rinumëruar 355 kuti nga 1282 në total që ka kryeqyteti. Madje rezultatet kanë rrëzuar edhe pritshmëritë e Partisë Demokratike që pretendonte se votat ishin manipuluar në favor të PS.
Deri më tani PD ka 177 vota të pamerituara, ndërsa PS 170. Përgjithësisht këto janë vota të pavlefshme ose të marra në kuriz të partive të vogla. Deri tani edhe Nisma Shqipëria Bëhet rezultin me 20 vota më shumë, Lëvizja Bashkë 15 vota më shumë dhe “Mundësia” me 3 vota më shumë.
Ndërsa Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka marrë 22 vota të padrejta. Të gjitha këto vota të tepërta të partive u zbriten nga rezultati final i 11 majit. KAS pretendon se pasaktësia e votave tregon gabime njerëzore, por nëse vihet re në masë tregon tjetërsim të votave. Versus.al







