POLITIKË /

Rinumërimi në Tiranë ‘zhgënjim’ për demokratët! PS e PD u favorizuan nga numëruesit

Shkruar nga Versus

Rinumërimi në Tiranë ‘zhgënjim’ për

Në qarkun e Tiranës janë rinumëruar deri më tani 85 qendra votimi nga mbi 1200 që janë në total. Ajo çfarë rezulton nga rezultatet e deritanishme është se numëruesit kanë favorizuar partitë e mëdha gjatë procesit të numërimit.

Deri më tani procesi nuk është ai që po prisnin demokratët të cilët pretendojnë të marrin edhe një tjetër mandat në kryeqytet duke ia hequr atë partisë “Mundësia” të Agron Shehajt.

Konkretisht, PS rezulton partia më e favorizuar nga numëruesit pasi numëron deri tani 42 vota plus, ndërsa më pas ndiqet nga PD me 19 vota plus.

Rinumërimi në Tiranë ‘zhgënjim’ për
Rezultatet nga rinumërimi i votave

Edhe PSD-së së Tom Doshit i janë shtuar 7 vota më shumë. Ndërsa nga ana tjetër, koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës rezulton se i janë hequr 5 vota gjatë numrimit të parë dhe partisë Mundësia 3 vota. Versus.al

Poll