POLITIKË /

Rinumërimi për Tiranën, partitë e mëdha mbajnë 'rekord' për vota të padrejta në procesverbal

Shkruar nga Versus

Rinumërimi për Tiranën, partitë e mëdha mbajnë

Prej dy ditësh ka nisur rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës pas pretendimeve të Partisë Demokratike dhe kandidatëve për tjetërsim të votave.

Deri më tani kjo kërkesë nuk ka rezultuar dhe aq në favor të tyre pasi dy partitë e mëdha PD dhe PS mbajnë rekord për numrin e votave që kanë marrë “padrejtësisht” nga numëruesit e procesit të parë.

Kur janë numëruar 218 qendra votimi nga mbi 1200 që janë për t’u numëruar, del që PS-së i janë shtuar padrejtësisht 108 vota, ndërsa PD-së 106 vota.

Rinumërimi për Tiranën, partitë e mëdha mbajnë
Rezultatet nga rinumërimi i deritanishëm

Por ashtu vota i janë shtuar edhe partive të reja, por në një masë më të vogël. Lëvizja Bashkë rezulton me 9 vota më shumë nga numërimi i parë, Nisma Shqipëria Bëhet me 11 vota më shumë, PSD me 5 vota dhe Partia Mundësia 1 votë.

Ditën e djeshme, anëtari i Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, Ledio Braho tha për mediat se deri më tani ndryshimi i numrit të votave tregon për gabime njerëzore, por nëse vihet re një tjetërsim në masë, do të ketë masa të tjera. Versus.al

Poll