POLITIKË /

“R*pt ku t’i keni”, Paloka shpërthen ndaj gazetarëve që pyesin PD-në për krimet elektorale

Demokrati e cilëson të papranueshëm faktin që gazetarët pyesin PD-në sesi do të veprojë me krimet elektorale qëka publikuar vazhdimisht.

Shkruar nga Versus
“R*pt ku t’i keni”, Paloka shpërthen ndaj gazetarëve
Deputeti i PD, Edi Paloka

Deputeti i PD dhe njëkohësisht kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka shpërthyer ndaj gazetarëve lidhur me videot që Berisha ka publikuar vazhdimisht mbi shkeljet e bëra gjatë procesit zgjedhor të 11 majit të cilin e konsideron “farsë elektorale”.

Paloka nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale ka shprehur indinjatë duke përdorur edhe fjalor fyes me shkurtimet “RKTK” (Ropt ku t'i keni) ndaj gazetarëve të cilët pyesin PD-në se çfarë veprimesh do të ndërmarrë për krimet elektorale që ka denoncuar çdo ditë.

“Berisha ka publikuar cdo ditë prova e fakte skandaloze për mënyrat se si janë vjedhur dhe manipuluar votat e shqiptarëve…E pas kësaj ti dëgjon nga ndonjë gazetar :” Mirë mo mirë, këto dihen, po ju cfarë…?” RKTK! Versus.al

“R*pt ku t’i keni”, Paloka shpërthen ndaj gazetarëve
Postimi i Palokës në facebook
Poll