
Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar një anë tjetër të përditshmërisë së tij, atë pranë familjes. Një grup xhirimi i emisionit “Piranja”, shoqëroi liderin e PD përgjatë një dite tipike siç ai e kalon që nga mëngjesi me familjen.
“Kemi ardhur me të lodh,me kalu një ditë të gjatë”, iu drejtua gazetari ish-kryeministrit, por me humor Berisha ia kthehu: Ta shohim kush do lodhet...kush do lodhë shokun.
Zonja Liri në krah të bashkëshortit shtoi: Vetëm për ecje mos u mat me Saliun.
Mes detajeve interesante nga xhirimet ishte tavolina e kryedemokratit që u bë simbol i “rrëmujës” së tij të përditshme ku sipas deklaratës së zonjës Liri nuk dihen ende ku gjenden letrat dhe dokumentet.
“Kameramani mos e kapë atë pjesën e fundit, ashtu është dhe tavolina e Saliut, nuk di ku gjen letrat, një rrëmujë e madhe, do rrëmujën e vetë”- u shpreh zonja Liri. Versus.al








