POLITIKË /

Begaj kërkesë Gjykatës Kushtetuese: Hiq pezullimin e dekretit për zgjedhje në Tiranë dhe rrëzo Veliajn

Begaj i kërkon Kushtetueses që të rrëzojë ankimin e bërë nga Veliaj dhe të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë e Tiranës.

Shkruar nga Versus

Begaj kërkesë Gjykatës Kushtetuese: Hiq pezullimin e dekretit

Ndërkohë që kanë mbetur edhe 16 ditë nga data 31 tetor kur Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë ankimin e Erion Veliajt kundër shkarkimit që qeveria i bëri nga posti i kryebashkiakut, presidenti Bajram Begaj ka dërguar një tjetër kërkesë në Kushtetueses.

Presidenca i kërkon Gjykatës që të rrëzojë ankimin e Veliajt duke pretenduar se argumenti i dhënë prej tij nuk është i bazuar në nenin 115 të Kushtetutës. 

Jo vetëm presidenca por edhe Këshilli i Ministrave do të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese parashtrimet e tij për vendimin e shkarkimit të Erion Veliaj nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës. Vendimi i qeverisë është ankimuar në gjykatë me pretendimin se është shkelur kushtetuta. Të dy ankimet pritet të shqyrtohen në fund të tetorit, kur pritet që vetë Veliaj të jetë i pranishëm në sallën e Kushtetueses. Versus.al

Poll