Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish pamje në rrjetet sociale ku vinçi i IKMT shemb disa mure të ndërtuara pa leje në pronë publike
‘’Ecim, hap pas hapi, lagje më lagje’’- shkruan Rama në rrjetet sociale.
Më herët, kreu i qeverisë e ka bërë të qartë se ky nuk është një aksion i përkohshëm, por i përhershëm me qëllim ristrukturimin e planifikimit urban. Gjatë preazantimit të ministrisë së re të Punëve të Brendshme, Albana Koçiut, Rama tha se do të niste aksioni edhe për korrigjimin e avllive nëpër çdo lagje të vendit. Versus.al







