POLITIKË /

Salianji akuza Berishës: Po shkatërron garat në PD

Shkruar nga Versus

Salianji akuza Berishës: Po shkatërron garat në PD

Ervin Salianji po zhvillon pasditen e sotme takim me demokratët e Himarës. Gjatë fjalimit të tij, akuzoi Sali Berishën se ka shkatërruar garat brenda Partisë Demokratike.

“Lidershipi i PD-së, po shkatërron garat, duhet të jemi modeli i moralit përballë qeverisë së Edi Ramës. Është e papranueshme që PD të përjashtojë anëtarët e saj. Demokratët duhet të jenë pronarët e PD-së dhe vendimet duhet ti marrin ata”, tha Salianji.

Demokrati kërkoi që PD të fokusohet në betejën përballë qeverisë së Edi Ramës, dhe jo të nxisin përçarjen mes demokratëve. /Versus.al

Poll