POLITIKË /

SHBA reagon për dhunën në Kuvend: Thellësisht të shqetësuar, palët të tregojnë vetëpërmbajtje

Ambasada e SHBA ka kërkuar që palët politike të angazhohen në një dialog konstruktiv dhe të tregojnë vetëpërmbajtje.

Shkruar nga Versus

SHBA reagon për dhunën në Kuvend: Thellësisht të

Pas Bashkimit Europian, edhe ambasada e SHBA ka reaguar lidhur me përplasjet e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë ku deputetët e partisë demokratike hodhën sende të forta ndaj ministrave e deputetëve dhe më pas dogjën karriget e tyre.

Në reagimin e shpërndarë në rrjetet sociale thuhet se SHBA-të e shohin me shqetësim kaosin e krijuar në skenën politike dhe bëjnë thirrje që palët të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të angazhohen në dialog konstruktiv mes tyre.

“Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike”- thuhet në reagim.

Për trazirat e djeshme në Kuvend, policia ka dorëzuar në SPAK provat në bazë të të cilave akuzon 23 deputetë demokratë për veprat penale të shkatërrimit të pronës me zjarr dhe të goditjes për shkak të detyrës. Versus.al

Poll