POLITIKË /

Dhuna e PD dhe djegia e karrigeve të Kuvendit, reagon ambasadori i BE: Për të ardhur keq!

Gonzato shkruan në reagimin e bërë se opozita duhet të përdorë mënyra të tjera të shprehjes së mendimit.

Shkruar nga Versus

Dhuna e PD dhe djegia e karrigeve të Kuvendit, reagon ambasadori i BE:

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato ka reaguar për dhunën dhe kaosin e shkaktuar nga Partia Demokratike në seancën plenare të ditës së djeshme. Ai shprehet i keqardhur dhe bëri thirrje që të mos përdoret dhunë në shprehjen e mendimit.

“Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin.

Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë”- shkruan Gonzato në reagimin e tij.

Më herët, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha njoftoi se punonjësit e Gardës po merreshin me mbledhjen e provave të cilat do të dorëzohen si fakte në SPAK kundër deputetëve demokratë, duke i akuzuar këta të fundit se kanë kryer 5 vepra penale me dhunën dhe kaosin e djeshëm në Kuvend. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: