POLITIKË /

“Shisja ndonjë pikturë dhe blija biletë avioni”, Rama rrëfen historinë në Londër: Pashë një vajzë të hijshme

Shkruar nga Versus

“Shisja ndonjë pikturë dhe blija biletë avioni”, Rama

Në episodin e radhës të podkastit të tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka rrëfyer detaje nga rinia e tij në vitet ’90 kur kishte udhëtuar edhe në Londër.

Ai tregoi sesi pikturat që shiste mund t’i siguronin vetëm para për të blerë ndonjë biletë avioni dhe me këtë rast kishte përfituar që të vizitonte Londrën ku kishte qëndruar tek shtëpia e disa shqiptarëve nga Kosova.

Edi Rama: Në Londër kam një histori shumë të lezetshme se ishin fillimet e viteve ‘90 dhe unë doja të shikoja botën. Mundësitë ishin të kufizuara, shisja ndonjë pikturë sa për të blerë ndonjë biletë avioni pastaj shkoja.

Në Londër kam qëndruar tek disa miq nga Kosova, duke qenë aty në shtëpinë e tyre dhe me rrethin e tyre njoha shumë shqiptarë të Kosovës që jetonin në Londër në atë kohë, më bëri përshtypje të jashtëzakonshme, vajza shumë të bukura, shumë të bukura.

Edhe një ditë duke hipur në shkallët elektrike që del nga underground, isha me një shokun tim kosovar, dy shkallë më lart ishte një vajzë e gjatë, shumë e hijshme me flokë të gjata dhe i them shokut tim “shyqyr o burrë pashë një angleze të bukur”, vetëm kosovaret janë bukura në këtë vend. Ai mu kthye me një zë të trashë, “shumë të mira janë”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: