POLITIKË /

“Shitësit e qilimave ju kërkojnë votën”, Rama-fermerëve: Kjo dardhë ka mbrapa bisht shumë të madh

Shkruar nga Versus
“Shitësit e qilimave ju kërkojnë votën”,
Disa fermerë të Cërrikut dhe kryeministri Edi Rama

Gjatë inspektimit të kantierit të një rruge në Cërrik, kryeministri Edi Rama zhvilloi edhe një bisedim me fermerët të cilët shprehën disa prej shqetësimeve të tyre.

Por teksa fliste për përfitimet që mund t’i sjellë bujqësisë anëtarësimi i vendit në BE, nuk la pa ironizuar partitë e reja duke thënë se ata propozojnë gjëra që sipas tij janë të parealizueshme.

“Nëse ne bëhemi anëtarë të BE 300 milionë euro i marrim vetëm për bujqësinë çdo vit. Nëse kemi një lloj fondi të tillë, çdo vit, mbështetjen për bujqësinë e lëvizim në vend tjetër. Kjon a lehtëson shumë dhe na jep mundësi të vendosim më shumë para edhe në dispozicion të pensionistëve. Ka disa nga këta shitësit e qylymave, thonë duam votën t’ju hypim në qylym t’ju fluturojnë si aladini. E dinë ku të çojnë ata qilima pastaj. Thonë një rrugë më pak dhe jepja pensionistëve. Është si me ju thënë juve, një mbjellje më pak dhe ha e pi si mbret.

Kjo është një dardhë që ka mbrapa një bisht shumë të madh sepse investimet që bëjmë në katër anët na sjellin më shumë ekonomi. Nëse ulemi i hamë të gjitha dhe nuk mendojmë për nesër e pasnesër, mbetemi të gjithë me dy gishta në gojë”- u shpreh kryeministri. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: