Unpublished /

“Shqipëria, anëtare në BE përpara 2030”, Presidenti i Komisionit Europian jep lajmin

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama, António Costa tha se vendi ynë i ka të gjitha mundësitë për të plotësuar kushtet për integrimin në Bashkimin Europian përpra 2030.

Shkruar nga Versus

“Shqipëria, anëtare në BE përpara 2030”,

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë, deklaroi se nëse Shqipëria vazhdon me të njëjtin nivel përkushtimi në procesin e mbylljes së kapitujve të negociatave, atëherë anëtarësimi i saj në Bashkimin Europian mund të realizohet përpara vitit 2030.

“Unë nuk është se po kërkoj ndonjë gjë, ndonjë datë në vetvete, por ne do të shikojmë dita-ditës se çfarë po bën Shqipëria dhe sapo të kemi përfunduar procesin, në ato momente Shqipëria do bëhet shtet anëtar i BE, pse jo më para vitit 2030, që do të thotë nëse Shqipëria do të vijojë me këto rezultate në të njëjtin ritëm, është e mundur që Shqipëria të bëhet shtet anëtar brenda 2030 dhe kjo varet nga ju, nëse do të vazhdoni me të njëjtin ritëm. Unë jam i sigurt që muajt në vijim dhe dy vitet në vijim, jam i sigurt që do bëni një punë të shkëlqyer”,- tha Costa. /Versus.al/

Poll