POLITIKË /

“Shqipëria do të bashkësponsorizojë rezolutën kundër Iranit”, ministri i Jashtëm bisedë telefonike me homolugun e Kuvajtit

Shkruar nga Versus

“Shqipëria do të bashkësponsorizojë rezolutën

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bën me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij në Kuvajt, Al-Sabah.

Duke ritheksuar solidaritetin e plotë me vendet e rajonit që janë sulmuar nga Irani, Hoxha bën me dije se vendi ynë do të bashkësponsorizojë projekt rezolutën që do të dënojë sulmet e Iranit kundër vendeve të Gjirit.

Postimi i ministrit Ferit Hoxha në rrjetet sociale:

Zhvillova sot një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kuëaitit, Sh.T. Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah.

Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit kundër Kuëaitit. Këto veprime përbëjnë një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare, cenojnë sovranitetin e Kuëaitit dhe paraqesin kërcënime serioze për sigurinë e qytetarëve të tij, ekonominë e vendit, si dhe për paqen dhe stabilitetin rajonal e global.

Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Kuëaitin përballë çdo veprimi destabilizues. Rikonfirmova mbështetjen tonë të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kuëaitit, një parim themelor i politikës së jashtme të Shqipërisë.

Konfirmova gjithashtu se Shqipëria do të bashkësponsorizojë projekt-rezolutën e OKB-së në Këshillin e Sigurimit, të paraqitur nga shtetet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, e cila dënon sulmet e Iranit kundër Bahreinit, Kuëaitit, Omanit, Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë, si dhe bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të tyre.

Shpreha gjithashtu mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj autoriteteve kuvajtiane për kujdesin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të treguar ndaj qytetarëve shqiptarë në Kuëait gjatë këtyre momenteve sfiduese. Versus.al

Poll