POLITIKË /

Si do procedohet me refugjatët që u refuzohet azili? Rama: Nuk bëjmë zhurmë për njerëz që ikin nga varfëria

Shkruar nga Versus
Si do procedohet me refugjatët që u refuzohet azili? Rama: Nuk
Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetarët se si është menduar të procedohet në rastet kur emigrantëve të sistemuar në kampin italian në Gjadër do tu refuzohet pranimi nga Italia, ka sjellë në vëmendjen rastin e afganëve të ardhur në Shqipëri duke deklaruar se vendi ynë në këtë rast nuk do të bëjë zhurmë për njerëz, viktima të trafikantëve dhe të ikur nga varfëria.

"Kjo është një marrëveshje dhe dua ta theksoj këtë e cila jo nuk ka ndeshur në refuzim apo në kontestim të BE-së ose të ndonjë vendi të BE-ë, përkundrazi është konsideruar si një përpjekje për tu ndjekur në vijim dhe si një proces për tu vlerësuar hap pas hapi. E tha dhe kryeministrja, kancelari i Gjermanisë i cili është Lideri i Partisë Sociademokrate gjermane, pra e majtë evropiane, është shprehur se kjo marrëveshje ka interes dhe për Gjermaninë. E dyta po e përsëris ne nuk jemi vend i BE po jemi evropian dhe BE është realiteti i parë gjeopolitik që ka 2 kufij, një të jashtëm dhe një të brendshëm dhe mu në mes është kjo zonë që quhet Ballkani Perëndimor dhe për të hyrë në Shqipëri duhet të kalosh në BE dhe anasjelltas dhe ne po sillemi siç duhet të sillen të gjithë vendet e BE. Kur një emigrant shkel në Lampeduza nuk shkel vetëm në Itali, por në të gjithë BE-në dhe rishpërndarja që do të thotë që të gjitha vendet të marrin barrën për të administruar këtë fluks njerëzish. Kjo nuk ka funksionuar, ndërkohë që kjo qendra këtu bën zhurmë të madhe vetëm për faktin që nuk jemi BE.

E fundit që lidhet me rastin afgan, ne morëm disa mijëra afganë menjëherë dhe kur i morëm ishim të vetëdijshëm që jo të gjithë do e kalojnë procesin dhe të konsideroheshin si të pranueshëm në SBA apo Kanada. Pra morëm një risk që mund të na mbeteshin të gjithë këtu, sepse ne nuk i kërkojmë llogari SHBA-së, po ja pra që një pjesë e madhe e tyre lëvizën. Kemi dhe 350 që nuk pranohen, janë këtu. Duhet të vëmë kujën e tu themi hajdeni merrini se do i hedhim në det?! Ne kujtojmë kohën kur ishim ne afganë. Kështu, ka një kohë për të dhënë dhe një kohë për të marrë. Në të gjitha rastet dhe sikur të themi Italia e mbyll me kaq ne nuk mund të bëjmë asnjë zhurmë për 3 mijë njerëz që ikin nga varfëria dhe që janë viktima të trafikantëve.", u shpreh ai. / Versus

Poll