POLITIKË /

Sot protesta e radhës e opozitës para bashkisë Tiranë, bllokohet qarkullimi në këto zona

Kjo është protesta nmër 21 e organizuar nga Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike para bashkisë Tiranë.

Shkruar nga Versus

Sot protesta e radhës e opozitës para bashkisë Tiranë,

Pavarësisht se pothuajse të gjitha institucionet shtetërore janë pushim në muajin gusht, opozita duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga protestat e mbajtura para bashkisë së Tiranës.

Sot në orën 11:00 është parashikuar të mbahet protesta e radhës ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës “5D” për të cilën u arrestuan në mars disa drejtorë bashkie. Kjo është protesta numër 21 që opozita zhvillon para institucionit të bashkisë.

Ashtu si herët e tjera, policia ka publikuar planin e masave ku u bën thirrje qytetarëve të shmangin qarkullimin me automjete në bulevardin kryesor pranë bashkisë së Tiranës pasi e gjithë zona do të bllokohet që prej orës 09:30 në kuadër të masave për mbarëvajtjen e tubimit.

“Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve. Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës”- thuhet në njoftim.

Po ashtu, policia ka bërë thirrje për distancim nga veprimet e dhunshme si hedhja e molotovit apo e sendeve të forta kundrejt efektivëve.

Situata politike në bashkinë e Tiranës u rëndua disa ditë më parë kur këshilltari i Partisë së Lirisë u përplas në Këshill me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe më pas fizikisht me këshilltarin socialist Halit Valteri. Tedi Blushi tha më pas për mediat se e gjithë ngjarja ishte planifikuar dhe se ishte sulmuar nga vetë këshilltari i PS pasi i hodhi letrat Veliajt. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: