Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në selinë e PS drejtuesit politikë të qarqeve për të dytën herë brenda javës.
Mbledhja e kaluar u përqendrua në krijimin e një databaze për kontaktet me emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në mënyrë që të maksimizhen votat e diasporës.
Gjithashtu u bë me dije edhe një ndryshim sa i takon qarkut të Kukësit ku Rama vendosi të emëronte Eduart Shalsin në vend të Majkos. Ky i fundit do të jetë pjesë e grupit për fushatën elektorale në Tiranë.
Ndërsa pas këtij ndryshimi nuk munguan as polemikat dhe akuzat nga ana e Berishës i cili e quajti “kriminel elektoral” Pandeli Majkon dhe tha se kishte dalë në përgjime me trafikantë droge teksa fliste për blerje votash. Versus.al







