POLITIKË /

Berisha i tha kriminel elektoral, Majko: Nuk besoj se jam aq i fortë sa të “vjedh” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit!

Pandeli Majko ka zgjedhur një ton ironik për t'i kthyer përgjigje Sali Berishës, i cili e etiketoi deputetin socialist kriminel elektoral

Shkruar nga Versus
Berisha i tha kriminel elektoral, Majko: Nuk besoj se jam aq i fortë sa
Pandeli Majko

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e quajti atë ‘kriminel elektoral’.

Majko ka zgjedhur një ton ironik për t'i kthyer përgjigje Berishës, duke thënë ndër të tjera: "Ishte kënaqësi t'ju dëgjoja duke më ofenduar! Kjo tregon se po veproj siç duhet!

Reagimi i plotë:

KOMENT…

Sali Berisha ka deklaruar sot në media se: “Majko është kriminel i madh elektoral në Kukës…”

Publiku i shoqërisë sonë është mjedis delikat! Tundini dhe shkundini njerzit me gënjeshtrat e duhura dhe ata do të verbohen e sdo te shohin cmendurinë që kane para syve!

Konfuzioni është kontroll! Kjo është e vërteta e vërtetë e Sali Berishës!

Nuk besoj se jam aq i fortë sa të “vjedh” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit! Edhe të përsëritur!

Vjedhja e votave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar është mirë tu lihet atyre që kanë fuqi të kontrollojnë punët e kësaj bote! Atyre që dinë dhe ju dhimbset Shqipëria më shumë se sa ata që ajo ka mbajtur me pushtet dhe janë gati ti vënë flakën vendit kur mbesin pa të!

Ishte një kënaqësi tu dëgjoja të më fyenit! Kjo do të thotë se kam bërë gjënë e duhur!
Ka shumë lloj vjedhjesh në këtë botë Doktor! Më e keqja, është vjedhja e të ardhmes! Sigurisht!/Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: