POLITIKË /

Takimi i Ramës me të rinj demokratë, reagon FRPD: Individë që i ke detyruar të bashkohen me bandën tënde

Shkruar nga Versus

Takimi i Ramës me të rinj demokratë, reagon FRPD: Individë

Forumi Rinor i Partisë Demokratike, ka reaguar për takimin që kryeministri Edi Rama pati me disa prej të rinjve që kanë qenë pjesë e FRPD.

Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të këtij forumi rinor, personat që u takuan me Ramën cilësohen si “persona të joshur për arsye personale” dhe thuhet se forumi nuk dëmtohet nga një gjë e tillë.

Deklarata për Shtyp:

Edi Rama, ti je peng i bandave të Sky Encrochat, aspak i FRPD apo çdo lloj rinie!

Pasi shpopullove këtë vend nga gjysma e rinisë duke i debuar nga ky vend me gomone apo kamionë, Shqiperinë dhe të ardhmen e saj e ke lenë peng të krimit dhe korrupsionit!

Të rinjtë e FRPD kanë qenë në ballë të protestave dhe do jenë në ballë të fushatës që do të dëbojë ty nga ky vend një herë e mirë!

Ne jemi rritur komisariateve, sallave të gjyqeve dhe asnjëherë nuk e kemi ulur kokën ndaj regjimit tënd, asnjëherë!

Individë që për arsye personale apo familjare janë detyruar apo joshur për t'u bashkuar me bandën tënde plaçkitëse nuk e njollosin FRPD, organizatën më të madhe politike në vend.

Çfarë arrite me FRESSH, të cilën e shkërrmoqe duke e lenë pa struktura, pa kryetar, por mbi të gjitha pa identitet politik por veç nënshtrimin pa kushte ndaj hedonizmit dhe sadizmit tënd, nuk do e arrish kurrë me FRPD!

FRPD do t'i numeroj ditët mbrapsht deri në 11 Maj, aty ku do perballemi jo siç bën me Lulin ne Tik Tok, por me votën masive të rinisë që i shkatërrove, dhunove dhe kërcënove për të plotësuar veprat e skizofrenisë tënde!

Rama mbrëmjen e djeshme postoi një video me të rinj për të cilët pretendoi se ishin pjesë e FRPD, ndërsa edhe sot gjatë takimit të prezantimit të deputetëve në Vlorë tha se i kishin lënë mjaft mbresa të mira. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: