POLITIKË /

“Takimi me banorët e Zvërnecit, pozitive”, Rama në podkastin “Flasim”: Agjendë e organizuar në rrjetet sociale, nuk ka lidhje me mjedisin dhe zogjtë shqiptarë

Rama tha se nga takimi me banorët e zonës, pa interesim prej tyre për projektin, ndërsa protestat që po mbahen në Tiranë i quajti të orkestruara sipas një agjende që ka interesa të ndryshme dhe nuk lidhen me mbrojtjen e mjedisit

Shkruar nga Versus

“Takimi me banorët e Zvërnecit, pozitive”, Rama në

Kryeministri Edi Rama, gjatë podcastit të radhës këtë të diel, “Flasim”, u ndal tek zhvillimet e kësaj jave që lidhen me projektin turistik në Zvërnec.

Rama tha se nga takimi me banorët e zonës, pa interesim prej tyre për projektin, ndërsa protestat që po mbahen në Tiranë i quajti të orkestruara sipas një agjende që ka interesa të ndryshme dhe nuk lidhen me mbrojtjen e mjedisit.

Pjesë nga fjala e Ramës

Këtë javë shkova dhe takova banorët e zonës së Zvërnecit, një takim që vlen shumë më shumë se cdo ulërimë e zhurmë, dhe cdo kujë e shqetësim, manipulim, falsifikim, spekulim nga corba e ditëve të fundit. Aty takova njerëz që u fyen nga flamengot online sikur u mblodhën me zor, ata janë njerëz që kanë interesa aty, që mbajnë familjet aty, nuk vajta të takoja njerëzit që janë aty që e kanë interesin të drejtpërdrejtë, qoftë për pronën dhe qoftë për të drejtën që të jenë pjesëmarrës në këtë process dhe ajo që dëgjova prej tyre nuk ishte surprizë dhe ishte ekrejt ndryshe nga ajo që dëgjoj përditë. Në fund gjithcka ishte pozitive, në asnjë moment nuk dëgjova prej tyre që ky investim të ndalet. Përkundrazi, aman mos të ndalet.

Lidhur me atë cpo ndodh, gjithë kjo lukuni videosh, gazetarë e media ndërkombëtare që bëjnë si të interesuar nuk e kanë me zogjtë shqiptarë, kanë agjendën e vet. Disa e kanë me Izraelin që u fut kot fare në këtë mes, disa me presidentin Trump, disa e kanë se nuk duan që Shqipëria të ketë investime, me 4 mld euro. Por ndërkohë mos harroni se ka një mundësi shumë të madhe se këto rrëmuja që dalin në media, rrjetet online, ndryshe nga si është realiteti

 

Poll