
Partia Demokratike ka denoncuar atë që e konsideron një dështim të investimit publik në ujësjellësin e Mamurrasit, duke deklaruar se banorët e zonës vijojnë të mbeten pa ujë të pijshëm, pavarësisht fondeve të shpenzuara.
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat, u shpreh se projekti është shoqëruar me vonesa dhe mungesë transparence, ndërsa theksoi se qeveria ka bërë premtime të përsëritura për përfundimin e tij pa rezultat konkret në terren.
Sipas saj, një vit më parë ishte raportuar se punimet kishin arritur rreth 45%, ndërkohë që ujësjellësi me gjatësi 43 kilometra ishte parashikuar të përfundonte brenda vitit 2025.
Vangjeli ngriti shqetësimin se në zonën e punimeve mungojnë tabelat informuese mbi kontraktorin, vlerën dhe afatet e projektit, duke e cilësuar këtë si mungesë transparence ndaj qytetarëve.
Deklarata e plotë
Banorët e Mamurrasit denoncojnë se ende po jetojnë pa ujë, ndërkohë që qeveria propagandon investime dhe ‘suksese’ në çdo ekran televiziv. Sipas deklarimeve zyrtare të më shumë se një viti më parë, në një vizitë inspektimi në terren, ish zv/kryeministren dhe kreu i AKUK, njoftuan se ishin realizuar 45% e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit të Mamurrasit , nga 43 km e rrjetit, dhe se ky projekt do të përfundonte brenda 2025.
Gjatë inspektimit në terren nuk dukej asnjë tabelë informuse për kontraktorin, vlerën dhe afatin e projektit apo mbikqyrësin, por sipas spending data rezulton se kompania shansi invest shpk është kontraktuar për ndërtimin e këtij ujësjellësi dhe deri tani ka përfituar 1.9 milion euro për ndërtimin e tij.
Sipas raportit të performancës për shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve të vitit 2024, (publikuar në korrik 2025 nga ERRU) , ndërtimi i ujësjellësit të Mamurrasit do të kushtonte total 6.1 milion euro. Ndërsa faza e dytë e zbatimit të këtij projekti sipas parashikimit të investimeve publike me financim të brendshëm për vitet 2026-2028 vlera totale e këtij projëkti shkon 11.1 milion euro.
Ndërkohë që miliona nga taksat e qytetarëve janë hedhur në projekte që zvarriten pafund ose mbeten vetëm në letër, është e papranueshme që në vitin 2026, banorët e Mamurrasit të vazhdojnë të përballen me mungesë uji. Partia Demokratike qëndron në krahë të qytetarëve të Mamurrsit dhe kërkon nga Spak të hetojë dhe penalizojë përgjegjësit që kanë abuzuar me këtë investim jetik duke marrë parasysh:
Sa është realizimi real i punimeve sipas fondeve të disbursuara? Mamurrasi dhe gjithë Shqipëria nuk ka nevojë për propaganda por ka nevojë për ujë. Qytetarët janë lodhur nga inaugurimet false, nga kronikat televizive të montuara dhe nga tenderat që hapen me bujë, por mbyllen me dështim. Uji nuk është luks, është një e drejtë themelore.Ajo iu referua gjithashtu të dhënave të publikuara në “spending data”, sipas të cilave kompania “Shansi Invest shpk” ka përfituar deri më tani rreth 1.9 milionë euro për këtë projekt, ndërsa kostoja totale e ujësjellësit vlerësohet në 6.1 milionë euro. Në planifikimet afatmesme të investimeve publike, sipas saj, vlera e projektit mund të arrijë deri në 11.1 milionë euro në fazat e ardhshme.
Partia Demokratike i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të nisë hetime mbi mënyrën e zbatimit të projektit dhe përdorimin e fondeve publike.Versus.al

