POLITIKË /

"Tani jemi në paqe me Azerbajxhanin, fantastike", Rama bën humor me ngatërresën e Trumpit për Shqipërinë

Shkruar nga Versus

"Tani jemi në paqe me Azerbajxhanin, fantastike", Rama bën

Mes pyetjeve që iu drejtuan Ramës para nisjes së samitit të komunitetit politik europian në Kopenhagen ishte edhe ajo për “paqen” mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

Pyetja i referohej një ngatërrese të bërë disa herë nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i cili ngatërronte emrin e Armenisë me Shqipërinë. Rama iu përgjigj me batutë pyetjes së gazetarit duke patur parasysh ngatërresën e Trump.

“Azerbajxhani dhe Shqipëria kanë tashmë një marrëveshje paqeje sepse ishim në luftë, tani jemi në paqe, fantastike!”- tha Rama me humor.

Ndërsa më tej lavdëroi rolin e SHBA-ve për t’i dhënë fund konfliktit prej dekadash mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

“Mendoj se është diçka fantastike sepse ka qenë në pritje për një kohë të konsiderueshme, ndodhi. Nën drejtimin e SHBA-ve dhe nxitjes së fundit nga presidenti i SHBA-ve sepse duhet t’i japim meritën që i takon”- tha Rama më tej. Versus.al

Poll