POLITIKË /

“Të jap një lollipop t’a mbash në gojë”/ Degradon debati Vangjeli- Boçi: Fute aty ku të pëlqen

Shkak për përplasjen mes Vangjelit dhe Boçit është bërë komenti i analistit mbi protestën e djeshme të opozitës përballë Kuvendit.

Shkruar nga B.V
“Të jap një lollipop t’a mbash në gojë”/
Lorenc Vangjeli dhe Luçiano Boçi

Një debat aspak etik ka shpërthyer mes analistit Lorenc Vangjeli dhe ish-deputetit Luçiano Boçi në “Top Story” ku të dy u përfshinë në një përplasje lidhur me protestat e opozitës së fundmi në bashki dhe para Kuvendit.

Lorenc Vangjeli tha se në protestat e fundit, opozita ka djegur goma pasi nuk kupton nga politika dhe nuk di si të bëjë opozitarizëm të shëndetshëm.  E menjëhershme ishte përgjigjia e ish-deputetit Luçiano Boçi dhe mes të dyve nisën fyerjet personale.

Debati në studio:

Lorenc Vangjeli: Myteberët pa mend dhe pa tru, me muskuj që dinë të djegin goma, por nuk kuptojnë nga politika, janë qasur për shkak të mënyrës refraktare të të bërit opozitë.

Luçiano Boçi: O Lorenc se ti je edhe gazetar me etikë, kush janë këta myteberët që thua ti? Ç’e ke këtë gjuhë që përdor ti, duke qëndruar edhe në ato mitingjet me Ramën ke marrë ato reflekset e gjuhës së Ramës.

Vangjeli: Mos mo pash Zotin.

Boçi: Jo mo pash Zotin se ishe shumë i lumtur ku ishe në Itali apo Greqi.

Vangjeli: Po pse sillesh si nallban që shikon miza dhe do t’u vësh patkoj?

Boçi: Ata njerëz që dalin aty dhe protestojnë, ti i quan myteberë.

Vangjeli: Fola për ju që jeni në sallë.

Boçi: U the atyre që djegin goma.

Vangjeli: Tërhiqe, tërhiqe.

Boçi: Aaa fole me mendjen tënde ti

Vangjeli: Ju mor i digjni gomat, ju i digjni gomat sepse nuk kuptoni nga politika.

Boçi: Qenke burrë i fortë ti se po ma thua mua?

Vangjeli: Të jesh i paditur nuk është nuk është ndonjë problem i madh.

Boçi: Ti je shërbëtor mor. Ta ka thënë Andi “supën e ke siguruar sot”? Po flas me gjuhën e një kolegut tënd, e kape supën për sot

Vangjeli: Unë do të dal të pi një cigare, do të të jap një lollipop ta mbash në gojë.

Boçi: Ti flet me gjuhën e atij.

Vangjeli: Do të ta jap ta mbash në gojë.

Boçi: Atë mbaje ti dhe fute ku të duash. Mbaje gojën.

Vangjeli: Po të jap 100 lekë, shko merr një pako fara dhe kusurin mbaje.

Boçi: Fute atje ku të pëlqen më shumë.

Grida Duma: Stop, stop, stop.

Boçi: Stop me mua, se unë ta jap përgjigjen kollaj fare.

Vangjeli: Po ta them edhe njëherë, je i paditur ti megjithë ata të tjerët.

Boçi: Nuk jam nga ata që i them një pisi “ndjesë”. Ta jap përgjigjen mirë unë ty.

Vangjeli: Mbaje kusurin, shko ha fara.

Boçi: Fute atje ku të pëlqen më shumë se vjen këtu dhe bën si trim i madh ti.

Vangjeli: Unë bëj si i mençur përballë teje.

Boçi: Ta jap përgjigjen unë ty Lorenc Vangjeli, çfarë të duket vetja ty mo.

Opozita organizoi dje një protestë jashtë Kuvendit pas shfaqjes së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në investigimin e “Rai 3” ku hidhte akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë aktuale duke e lidhur me krerë të krimit të organizuar. Gjatë protestës pati djegie gomash dhe përplasje me policët në tentativë për të çarë kordonin dhe për të hyrë në Kuvend. Versus.al

Poll