POLITIKË /

“Ti do më marrësh më qafë, si more Lulin”/ Adriatik Lapaj reagon pas videos së Ramës dhe e “sfidon” me debat: Të pres kur të duash!

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lapaj e ka cilësuar këtë veprim si bullizim, duke e konsideruar si shenjë frike nga një politikan i ri që nuk pranon pazare.

Shkruar nga Versus

“Ti do më marrësh më qafë, si more Lulin”/

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar ndaj videos satirike të shpërndarë nga kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lapaj e ka cilësuar këtë veprim si bullizim, duke e konsideruar si shenjë frike nga një politikan i ri që nuk pranon pazare.

Reagimi i Lapajt:

“Në një ditë feste, që duhet të ishte moment gëzimi dhe reflektimi, kryeministri zgjedh të postojë një video ku më bullizon dhe më krahason me një nga bashkëudhëtarët e tij politikë, me të cilin ndryshuan Kushtetutën në 2008 dhe penguan hapjen e listave vitin e kaluar.

Çfarë e shqetëson një kryeministër me 28 vite në politikë dhe me një administratë prej mijëra makinash e zyrtarësh që përdoren për propagandë? A është frika nga një i ri që nuk i nënshtrohet pazarit dhe kërkon zgjedhje të parakohshme?

Zoti Rama, ejani në debat! Të pres kur dhe ku të duash.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adriatik Lapaj (@adriatiklapaj)

Tags:

pazare lapaj

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: