POLITIKË /

“Ti i Kukësit më dëgjon, po s’e di a më kupton”, Rama kritika Halilajt: Akoma s’ke sjellë hartën e Paketës së Maleve

Shkruar nga Versus
“Ti i Kukësit më dëgjon, po s’e di a më
Albert Halilaj, Edi Rama

Gjatë kritikave ndaj kryebashkiakëve sa i takon “Paketës së Maleve” e cila nuk po ec me ritmet e duhura, kryeministri Edi Rama shprehu pakënaqësinë ndaj kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj për punën e bërë.

Rama tha se pavarësisht se prej muajsh Halilajt i janë vënë në dispozicion të gjitha instrumentat për ta zbatuar këtë platformë, sërish prej tij nuk ka patur asnjë reagim në përshpejtimin e procedurave për këtë paketë.

“Më dëgjon ti kryetari i bashkisë së Kukësit? E? ti më dëgjon po nuk e di a më kupton. Sepse 1 nga shtysa kryesore për këtë paketë kanë qenë kuksianët ku niveli i interesimit për të investuar në ato territore është shumë i lartë nga ato që janë në emigracion. Edhe zotrote sa herë kam ardhur atje ma ke ngritur këtë problem që ka shumë kërkesa, por s’kanë letrat e tokës sepse nuk e kanë pranuar 7501-in. ka 5 muaj që i ke në dispozicion të gjitha instrumentat dhe ti akoma nuk ke sjellë hartën që është fare e thjeshtë, s’ka asnjë shkencë. Hiq qytetin dhe gjithë territori përjashto zonat e mbrojtura, është pjesë e kësaj pakete”- tha Rama duke iu drejtuar Halilajt teksa ky i fundit mbante kokën ulur. Versus.al

 

Poll