POLITIKË /

TikTok u mbyll në Shqipëri, Rama: Mos përdorni VPN falas, hakerat ju bëjnë namin me të dhënat

Kreu i qeverisë bëri thirrje që personat që duan të përdorin TikTok të kenë durim derisa të krijohet kuadri rregullator me kompaninë.

Shkruar nga Versus

TikTok u mbyll në Shqipëri, Rama: Mos përdorni VPN falas, hakerat

Kryeministri Edi Rama e nisi komunikimin e tij me ndjekësit në rrjetet sociale duke dhënë lajmin se kanë përfunduar procedurat për mbylljen e rrjetit social “TikTok”.

Ndërsa paralajmëroi të gjithë ata persona që hyjnë me anë të një VPN-je falas, se në këtë mënyrë rrezikojnë shumë pasi hakerat do të mund të kishin akses në të dhënat e tyre.

“Së pari një lajmërim. Procedura për mbylljen e TikTok-ut kapërfunduar për telefonat smart. Nga ana tjetër dua që të gjithë ta dinë se mënyra për t’ju shmangur duke përdorur VPN falas, është shumë e rrezikshme pasi përmes kësaj VPN-je, hakerat bëjnë naming në grabitjen e të dhënave të telefonit.  Kini parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë”- deklaroi Rama. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: